| Golka Merdani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Golka Merdani |
| Atësia: | Fuat |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Fundi i Internimit: | 17/2/1971 |
| Akuza: | "Motive politike " |
E bija e Fuat dhe Fatime Merdanit , mësuese.Lindi në Korçë, më 8 shkurt të vitit 1940. Me vendim nr. 37, datë 07. 07. 1967 të Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, u internua në Pulahë të Oparit, bashkë me të atin, të ëmën, dhe dy vëllezërit. U lirua me vendim nr. 3 datë 17 shkurt 1971.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 290
