| Gjysho Premti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjysho Premti |
| Vendlindja: | Gjorm, Vlorë |
| Datëlindja: | 1923 |
| Datë Vdekja: | 10/1944 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 10/1944 |
Lindi në Gjorm të Vlorës, në vitin 1923. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, dhe shtesën e bërë në pikën 7 të udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 5 dhjetor 1992, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për «motive politike» në tetor të vitit 1944 të Gjysho Premtit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 359
