| Gjon Temali | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjon Temali |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1904 |
| Profesioni: | Farmacist |
| Datë Vdekja: | 26/2/1951 |
| Vënd Vdekja: | Mënik, Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
| Ngjarja i përfshirë: | Bomba në Ambasadën Sovjetike |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Vendi Ekzekutimit: | Mënik Tiranë |
Lindi në Shkodër, 1904. Shkollën e mesme e kreu në Austri, ndërsa të lartën për farmaci në Firence. Punoi si farmacist në spitalin civil të Tiranës. Ishte njeri i kulturuar, aspironte për një demokraci perëndimore. Merrej dhe me filateli. E arrestuan me 20 . 2 . 1951 dhe e pushkatuan në mesnatën e datës 26 . 2. 1951 për ngjarjen e tragjike “Bomba në Ambasadën Sovjetike". Gjon Temali ndryshe nga të arrestuarve të tjerë iu bë një farë hetuesie njëditore me 25 shkurt 1951 dhe u dërgua drejt e në pushkatim të nesërmen më 26 shkurt. Mbas pushkatimit familja Temali jeton e internuar në Vlorë dhe më pas në Shkodër.
Burimi: Uran Butka, Bombë në Ambasadën Sovjetike
