Sipas informacionit që pasardhës të tij, i kanë dërguar kujto.al, Gjon  Rasha në vitin 1941, emërohet kryetar i komunës Ferizaj, ku mbas 1 muaji tentojnë ta helmojnë komunistët jugosllavë. Në vazhdim, në Ferizaj, i bashkohet edhe familja: bashkëshortja e tre fëmijët ku më i vogli ishte Pashko, që ende nuk kishte mbushur 1 vjeç. Në vitin 1944 grabitet dhe ekzekutohet nga një grup komunistësh me urdhër të Miladin Popoviç, me kërkesë të PKSH. Ende nuk i dihet varri. Kur është ekzekutuar, në një xhep të fshehur të kostumit ka pasur 20 napolona ari. I mbante përherë sespe e dinte që ishte i rrezikuar. Mbesa e tij Angjola dhe nipi Ardi kanë bërë shumë përpjekje për ta gjetur varrin por deri tani asnjë rezultat. Të sigurt janë që është vrarë dhe varrosur në Ferizaj.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.