| Gjon Melyshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjon Melyshi |
| Atësia: | Nikolle |
| Vendlindja: | Rrëshen |
| Vendbanimi: | Berat |
| Datëlindja: | 14/8/1870 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1946 |
| Fundi i Internimit: | 7/1948 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 14 gusht 1870, në Rrëshen. U internua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Mirditës në rrethet e Lezhës, Kuçovës dhe të Beratit, prej shkurtit të vitit 1946 deri në korrik 1948.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 335
