| Gjin Pali | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjin Pali |
| Vendlindja: | Vukaj – Shllak, Shkodër |
| Datëlindja: | 1926 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 28/11/1946 |
| Akuza: | Ka bashkëpunuar me të arratisurit |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 40 |
| Data e Vendimit: | 31/1/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 19/3/1962 |
| Akuza: | Përkrahje pas kryerjes së një krimi |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 107 |
| Data e Vendimit: | 24/7/1962 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
| Data e Lirimit: | 23/11/1962 |
Lindi në Vukaj – Shllak të Shkodrës, në vitin 1926. Me vendim nr. 40, datë 31 janar 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor se «ka bashkëpunuar me të arratisurit» dhe me kriminelë të luftës e armiq të popullit, dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie (punë të detyruar), humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U arrestua më 28 nëntor 1946. Me vendim nr. 107, datë 24 korrik 1962, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «përkrahje pas kryerjes së një krimi» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arreshtua më 19 prill 1962. Me dekret nr. 3603, datë 23 nëntor 1962 të Presidiumit të Kuvendit Popullor u amnistua.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 176
