| Gjin Lleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjin Lleshi |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka vepruar në kundërshtim me interest e larta të atdheut, ,tradhëti, sabotim dhe propagandë, ka bashkëpunuar me gjermanët duke luftuar kundra U. N. Çlirimtare" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
Lindi në vitin 1916, në Shkodër. Me vendim nr. 119, datë 17 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "ka vepruar në kundërshtim me interest e larta të atdheut", për "tradhëti", për "sabotim dhe propagandë" dhe se ka "bashkëpunuar me gjermanët duke luftuar kundra U. N. Çlirimtare" dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajsthme dhe humbjen e të drejtave politike. Me vendim të Gjykatës së Lartë Ushtarake, datë 29 tetor 1946, iu ndryshua dënimi dhe iu kthye në 20 vjet burg me punë të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 141
