| Gjikë Plaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjikë Plaku |
| Vendlindja: | Sarandë |
| Datëlindja: | 14/8/1904 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka marrë pjesë në një organizatë tradhëtare dhe ka kryer sabotim" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 276 |
| Data e Vendimit: | 9/12/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 1949 |
Lindi më 14 gusht 1904, në Sarandë. Me vendim nr. 276, datë 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një organizatë tradhëtare dhe ka kryer sabotim», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Më 1949, iu fal pjesa e mbetur e dënimit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 326
