| Gjeto Vocaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjeto Vocaj |
| Atësia: | Dodë |
| Vendlindja: | Gziq, Mirditë |
| Datëlindja: | 19/2/1938 |
| Profesioni: | Mësues |
| Datë Vdekja: | 1/2025 |
Gjeto apo Gjetë Vocaj u lind në Gziq të Mirditës, me banim në Shkodër, me profesion arsimtar.
Në vitin 1975, u transferua si mësues nga Shkodra në një fshat afër Vaut të Dejës. Këtu i kishte shprehur një dëshmitari pakënaqësinë e transferimit.
Ai u arrestua për agjitacion e propagandë më 15.10.1979.
U pyet nga hetuesi Shyqyri Çoku, në prani të ndihmësprokurorit Ismet Spahia. Nuk e pranoi “absolutisht akuzën”.
Gjykata e Rrethit Shkodër, e drejtuar nga Naun Pejo, me pjesëmarrjen e prokurorit Vladimir Kristo, me vendimin nr.63, datë 27.3.1980, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie, heqjen e dekoratave që kish marrë si arsimtar dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.
U lirua më 15.11.1982 me amnistinë e përgjithshme.
