Lindi më 1903, në Tresh, të bajrakut të Manatisë, Lezhë, në një familje me tradita të hershme patriotike. Gjatë Mbretërisë ishte ushtarak. Pas mbarimit te luftës u radhit përkrah forcave nacionaliste të Mirditës.

Arrestuar 21 mars 1953 . Më 24 korrik 1953, me vendim nr. 117, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi "për bashkëpunim me diversantët" me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. U dënua bashkë me Jak Kovaçin, djalin e xhaxhait. Familja e tij vuajti për një kohë të gjatë në kampet e internimit. Meqënëse familja kishte krijuar një lloj pasurie përmes bujqësisë dhe blegtorisë, por edhe traditës së hershme të hekurpunimit, u etiketua si “kulake” dhe iu konfiskua pasuria.

Liruar më 28 maj 1963.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 335
Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.