| Gjergji Kovaçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjergji Kovaçi |
| Atësia: | Nikollë |
| Vendlindja: | Tresh, Lezhë |
| Datëlindja: | 1903 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 21/03/1953 |
| Akuza: | "Bashkëpunim me diversantët" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 117 |
| Data e Vendimit: | 24/07/1953 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
| Data e Lirimit: | 28/05/1963 |
Lindi më 1903, në Tresh, të bajrakut të Manatisë, Lezhë, në një familje me tradita të hershme patriotike. Gjatë Mbretërisë ishte ushtarak. Pas mbarimit te luftës u radhit përkrah forcave nacionaliste të Mirditës.
Arrestuar 21 mars 1953 . Më 24 korrik 1953, me vendim nr. 117, Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi "për bashkëpunim me diversantët" me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. U dënua bashkë me Jak Kovaçin, djalin e xhaxhait. Familja e tij vuajti për një kohë të gjatë në kampet e internimit. Meqënëse familja kishte krijuar një lloj pasurie përmes bujqësisë dhe blegtorisë, por edhe traditës së hershme të hekurpunimit, u etiketua si “kulake” dhe iu konfiskua pasuria.
Liruar më 28 maj 1963.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 335
Burimi: Nga familja
