| Gjergj Livadhi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gjergj Livadhi |
| Atësia: | Kolë |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1952 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 13/1/1990 |
| Akuza: | "Diversion i mbetur në tentativë dhe agjitacion e propagandë kundër shtetit" |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Prokurori: | Teodor Mosko |
| Vendimi: | Nr. 2 |
| Data e Vendimit: | 30/4/1990 |
| Gjykatësi: | Shefqet Muçi |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Lindi më 1952, në Shkodër. Më 30 prill 1990, me vendim nr. 2, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për "diversion të mbetur në tentativë dhe agjitacion e propagandë kundër shtetit" dhe e dënoi me 8 vjet burg. Bëhej fjalë për lëvizjet antikomuniste në Shkodër dhe tentativën për të rrëzuar bustin e Stalinit në janar 1990.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 67, FL. 77-78
Burimi: https://kujto.al/demonstrata-e-14-janarit-1990-kunder-bustit-te-stalinit-ne-shkoder/
