Gjelosh Progni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gjelosh Progni |
Vendlindja: | Nikaj Mertur |
Vendbanimi: | Nikaj Mertur |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1948 |
I Torturuar: | Po |
Akuza: | Pjesmarrës në lëvizjen antikomuniste të Nikaj Mërturit |
Dënimi: | 16 Burg |
Data e Lirimit: | 1964 |
Gjelosh Progni u bë pjesë e lëvizjes antikomuniste të Nikaj-Mërturit në vitin 1946. Diktatura komuniste pushkatoi e burgosi shumë djem e burra të asaj krahnine, të cilët u bënë pjesë ose u shfaqën si antikomunistë. Në këto rrethana, Gjelosh Progni u fsheh për dy vite në malet e Dukagjinit, derisa u arrestua. Ndërkohë i vëllai, Ndue Noshi gjithashtu pjesëtar i lëvizjes antikomuniste, ishte arratisur drejt Jugosllavisë. Në vitin 1948, Gjelosh Progni u arrestua. U dënua me 16 vjet heqje lirie, konfiskim prone dhe heqje e të drejtës elektorale. Vuajti torturat në hetuesinë komuniste përrreth një vit. Vuajti dënimin për 16 vjet nëpër burgjet e diktaturës. Vuajti në kampin e Maliqit përrreth dy vjet. Më pas në kampin e Bedenit në Kavajë, në kampin e punës në Rinas. Pjesën tjetër të dënimit e kreu në burgun e Burrelit. U lirua nga burgu në vitin 1964. Familja e tij u persekutua në vazhdimësi gjatë diktaturës komuniste.