Poet. Lindi më 23 mars 1941 në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Mes viteve 1959-1962 studijoi në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit. Nga viti 1962 e gjer më 1966, kur dhe u pushua nga puna, punoi si mësues në zonat e thella të Librazhdit. Në vitet 1967-1968 kreu shërbimin ushtarak në një brigadë pune në Sopot të Librazhdit dhe në Cërrik. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak, punoi në fermë dhe në ndërmarrjen pyjore, ku bënte vetëm punë krahu. U arrestua më 31 gusht 1976 dhe pas njëmbëdhjetë muaj torturash në hetuesinë e Librazhdit, u akuzua për “sabotim dhe agjitacion e propagandë”, dhe më 13 qershor 1977 u dënua me vdekje, pushkatim. U ekzekutua bashkë me të kushëririn, Vilson Blloshmin [shih], më 17 korrik të vitit 1977, në vendin e quajtur “Përroi i Firarit”. Më 1994, Presidenti i Republikës i akordoi dekoratën “Martir i Demokracisë”. Një vit më vonë, emri i tij iu vu një prej shkollave 9-vjeçare të Librazhdit. Po këtë vit iu dha dekorata “Mësues i Popullit”. Në vitin 2009, nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u botua vepra e tij e plotë. Më 2010, Presidenti i Republikës i akordoi dekoratën “Nderi i Kombit.

Burimi: Bedri Blloshmi, Rrëfime nga ferri komunist, “Almera”, Tiranë, 2011, f. 287-288.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Urdhri i Kadri Hazbiut: Genc Lekën e Vilson Blloshmin pushkatojini në vendin e caktuar me 17 korrik 1977

Ky është urdhri për ekzekutimin e Genc Lekës  dhe Vilson Blloshmit, firmosur nga Kadri Hazbiu Lexo më shumë

blank

Ekzekutimi i poetëve