Gegë Lumaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gegë Lumaj |
Vendlindja: | Plan , Dukagjin |
Vendbanimi: | Dukagjin |
Datëlindja: | 15/10/1904 |
Datë Vdekja: | 18/11/1990 |
Vënd Vdekja: | Plan |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1/1945 |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Klerik katolik. Lindi më 15 tetor të vitit 1904, në Plan të Dukagjinit. Mësimet fillore dhe të mesme i kreu pranë kolegjit françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat në Romë. U shugurua më 12 korrik 1931. Shërbeu si famullitar në Shosh, Mërtur, Shkodër e Iballë të Pukës (1943-’45). U arrestua dy herë dhe bëri 20 vjet burg. Vdiq më 18 nëntor 1990, në Plan, dhe u varros në kapelën e varrezës së fshatit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 114