| Gegë Luma | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gegë Luma |
| Profesioni: | Klerik katolik |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Vendimit: | 25/4/1968 |
| Gjykatësi: | Nuri Resmja |
| Gjykata: | Gjykata e Qarkut Shkodër |
Prift katolik. I dënuar dy herë nga regjimi komunist. Herën e parë, ishte një nga priftërinjtë që shkuan nga burgu i Shkodrës në kampin e Bedenit për të hapur kanale. Herën e dytë, u gjykua me një grup të përbërë nga pesë klerikë dhe dy laikë dhe u dënua me burgim nga Gjykata e Qarkut Shkodër, më 25 prill 1968.
