Gaqo (ose Jorgji) Anagnosit Muzina, lindur në vitin 1900 në Muzinë, banues në Sarandë, nëpunës i firmës “Singer”. Arrestuar më 4.5.1947. U gjykua në një proces me 22 persona.

Me vendim nr. 445, datë 17 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka «marrë pjesë në një grup kundër pushtetit popullor» dhe për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.

Edhe 5 persona të tjerë u dënuan me ekzekutim në atë proces.

 

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 438
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.