| Gaqo Menkshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Gaqo Menkshi |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1944 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 5 |
| Data e Vendimit: | 14/1/1963 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 74 |
| Data e Vendimit: | 17/4/1976 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Korçës |
Lindi në Korçë, në vitin 1944. Me vendim nr. 5, datë 14 janar 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut të mbetur në tentativë" dhe e dënoi me 12 vjet e 6 muaj heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 74, datë 17 prill 1976, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 287
