Lindi në kalanë e Prezës më 1880.

Rreth vitit 1918 u vendos me familjen në Durrës, ku zgjeroi aktivitetin e tij tregtar. Zotëronte katër gjuhë të huaja. U shqua për akte bamirësie. Gjatë Luftës ndihmoi partizanët me veshmbathje dhe ushqime nga aktivitetet e tij. Pas Luftës u arrestua tre herë. Sipas familjes, në vitin 1947 u shty nga dritarja e katit të tretë të hetuesisë së Durrësit nga S.P., por nuk ndërroi jetë menjëherë, por disa ditë më vonë në Spitalin Shtetëror të Durrësit pas një injektimi vdekjeprurës nga K.M.

Më 4 prill 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq për motive politike, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi, në korrik 1947.

Me vendim të Presidentit të Republikës, në vitin 1994, shpallet "Martir i Demokracisë".

Burimi: AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 20, fl. 676-677
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.