| Galip Mersini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Galip Mersini |
| Vendlindja: | Çeprat, Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1946 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1966 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Çeprat të Vlorës, në vitin 1946. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në fshatin Çeprat të Vlorës, prej vitit 1966 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016),311
