Gac Çuni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gac Çuni |
Vendlindja: | Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1927 |
Datë Vdekja: | 1956 |
Mësues, kompozitor. Lindi në vitin 1926, në Shkodër. Kreu Seminarin Jezuit dhe Liceun e Shtetit në Shkodër. Pas diplomimit punoi si mësues në Bajzë të Kastratit, ku dhe u arrestua me akuzën se kishte takuar të vëllanë e arratisur. Vdiq në burgun e Burrelit pa i mbushur të tridhjetat. Në mars 1956, pak muaj para se të lirohej, pati një sulm apendiciti. Drejtori burgut e la të vdiste pa e shtruar në spital. Kur vdiq, Arshi Pipa, që e kishte patur nxënës, po dhe bashkëvuajtës në kampin e Bedenit në Kavajë, shkroi «Elegji për Gac Çunin».Është dekoruar me urdhërin «Martir i Demokracisë» dhe «Qytetar Nderi i Shkodrës».
Burimi: At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue, I, Ti-ranë, 1995, f. 155.