| Fuat Kurti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fuat Kurti |
| Atësia: | Abaz |
| Vendlindja: | Lushnjë |
| Datëlindja: | 1902 |
| Profesioni: | Mësues |
| Datë Vdekja: | 1951 |
| Ekzekutimi | |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
| Data Ekzekutimit: | 20/8/1951 |
Lindi në Lushnjë. Më 1926 mbaroi Shkollën Normale dhe e emëruan mësues në fshatrat e Myzeqesë, si në Sheqishtë të Fierit, Imsht dhe Karbunarë të Lushnjes, ndërsa nga viti 1929 deri më 1933 u transferua në Çorraj të Kurveleshit. Më 1934 në Progonat dhe në vitet 1935-1937 përsëri në Çorraj. Nga 1937 deri më 1944 në Bishqethëm të Lushnjes, ndërsa vitet 1945- 1946 në Libofshë. Në 1947 e emërojnë në Krutje, ndërsa në 1948- 1951 në Fier Shegan dhe Zheligan.
Më 20 gusht 1951, Gjykata e Lartë (Kolegji Usht.) e dënoi me vdekje. Dënimi i tij, së bashku me 8 persona të tjerë, u pasqyrua dhe në gazetën Zëri i Popullit, për t’i bërë jehonë luftës kundër kulakëve.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 401
