| Fuat Kostreci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fuat Kostreci |
| Vendlindja: | Kostrec, Përmet |
| Datëlindja: | 1901 |
| Datë Vdekja: | 1971 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 04/1946 |
| Akuza: | "Ka qenë anëtar i Organizatës politike të Ballit Kombëtar","ka luftuar me urrejtje pushtetin popullor", "agjitacion e propagandë kundër pushtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 14/09/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Lindi më 1901, në Kostrec, Përmet. Arrestuar në prill 1946. Më 14 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi "se ka qenë anëtar i Organizatës politike të Ballit Kombëtar", "ka luftuar me urrejtje pushtetin popullor", ka bërë "agjitacion e propagandë kundër pushtetit", me dënim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, dhe humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Bëri 10 vjet burg. Vdiq më 1971.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 326
