Klerik i lartë katolik, Kryeipeshkëv Metropolitan i Shkodrës (1993-1997), etnograf, përkthyes. U lind në fshatin Juban të Shkodrës, më 21 shkurt të vitit 1918 nga prindërit Rrok Hil Illia dhe Shore (Roza) Mark Dema nga Gajtani. U shugurua meshtar më 18 dhjetor 1943. Shërbeu në Tiranë, Shkodër, Milot e rrethina. Më 1967 u arrestua, dhe më 25 prill 1968 u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar. U emërua Ipeshkëv i Shkodrës dhe u shugurua nga Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së Tij në Shqipëri më 25 prill 1993. Vdiq më 22 tetor të vitit 1997.

Vepra: «Kanuni i Skënderbeut» (Editrice La Rosa, Milot & Brescia, 1993); «Famullia e Milotit: Famullia e Shën Nikollës, Famullia e Shna Prendes, Famullia e Shna Vlashit» (me bashkëautor, Milot, 2006). Përkthime:  «Illyricum Sacrum», vëllimi VII (mbaruar më 1963, botuar nga «ARBI» L.t.d, Prishtinë, më 2004)


Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.