Klerik katolik. Lindi më 1893, në Shkodër. U diplomua në Innsbruck, Austri. Shërbeu në famullinë e Xhait, Dukagjin. Më 1947, famullia u dhunua nga komunistët, i prishën bibliotekën, ditaret, etj., kur vetë atë e torturuan, e varën kokëposhtë e i kërkonin të mohonte Zotin dhe Krishtin. E zbritën në hetuesinë e Shkodrës, torturimin e vazhduan dhe tre muaj. U lirua pa gjyq, vdiq dy muaj më vonë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.