Fran Preka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Fran Preka |
Atësia: | Dosh |
Vendlindja: | Vukël, Malësi e Madhe |
Datëlindja: | 1901 |
Datë Vdekja: | 23/8/1956 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Bashkëpunim me Prek Calin dhe se ka luftuar kundër komunizmit" |
Dënimi: | I përjetshëm Burg |
Vendimi: | Nr. 42 |
Data e Vendimit: | 3/3/1945 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 12 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 1949 |
Ekzekutimi | |
Akuza: | "Motive politike" |
Data Ekzekutimit: | 23/8/1956 |
Bashkëluftëtar i Prekë Calit. Lindi më 1901, në Vukël të Malësisë së Madhe. Më 3 mars 1945, me vendim nr. 42, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me Prek Calin dhe [se] ka luftuar kundër komunizmit», dhe e dënoi me burgim të përjetshëm dhe konfiskim të pasurisë. Më 1949, dënimi iu zbrit në 12 vjet burg. Më 11 maj 1993, me vendim nr. 189, Gjykata e Koplikut vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij për motive politike, më 23 gusht të vitit 1956.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 349