Lindi në vitin 1922, në Gjirokastër. Më 13 janar 1947, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi "armik të popullit dhe strehues të të arratisurve politikë" dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie, punë të rëndë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Me vendim nr. 16 të Gjykatës së Lartë Ushtarake, datë 30 janar 1947, dënimi iu kthye në 3 vjet privim lirie dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 163
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.