| Flamur Karagjozi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Flamur Karagjozi |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1922 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik të popullit dhe strehues të të arratisurve politikë" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 1 |
| Data e Vendimit: | 13/01/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 16 |
| Data e Vendimit: | 30/01/1947 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi në vitin 1922, në Gjirokastër. Më 13 janar 1947, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi "armik të popullit dhe strehues të të arratisurve politikë" dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie, punë të rëndë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Me vendim nr. 16 të Gjykatës së Lartë Ushtarake, datë 30 janar 1947, dënimi iu kthye në 3 vjet privim lirie dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 163
