| Fiqiri Lusha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fiqiri Lusha |
| Vendlindja: | Arras, Dibër |
| Vendbanimi: | Dibër |
| Datëlindja: | 1937 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1987 |
Lindi më 1937, në Arras të Dibrës. U internua për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 27, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internim-dëbimit nga Dibra në Tepelenë, prej janarit të vitit 1951 deri në janar 1954. Më 1987 u deklarua fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe u dënua me 8 vjet burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 121
