| Fiqiri Llagami | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fiqiri Llagami |
| Atësia: | Myslym |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1913 |
| Profesioni: | Gazetar |
| Datë Vdekja: | 17/12/1978 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1945 |
| Akuza: | Armik i popullit |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.45 |
| Data e Vendimit: | 13/4/1945 |
| Gjykata: | Gjyqi Special |
| Data e Lirimit: | 1959 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 17/10/1975 |
| Akuza: | Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.832 |
| Data e Vendimit: | 30/12/1975 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Fier |
| Zhdukja | |
| Akuza: | "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
Gazetar, publicist. Lindi në Tiranë, në vitin 1913. Studimet e larta për gazetari i kreu në Universitetin e Sorbonës në Paris. Gjatë luftës krijoi dhe drejtoi revistën nacionaliste «Shqypnia». U arrestua më 1945 dhe me vendim nr. 45, datë 13 prill 1945, Gjykata Speciale e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U lirua më 1959. U arrestua sërish më 17 tetor 1975 dhe me vendim nr. 832, datë 30 dhjetor 1975, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Vdiq në burg, më 17 dhjetor 1978.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 131
