E bija e Seit Matjas, i cili u pushkatua për motive politike në vitin 1945, duke lënë pas pesë fëmijë nga 10 vjeç në 9 muajsh. Pas pushkatimit të të atit, i nxorën nga shtëpia dhe iu sekuestruan gjithë pasurinë.

Fiqireten e përjashtuan nga shkolla "Nana Mbretëreshë". Me këmbëngulje, arriti të vazhdonte studimet për frëngjisht. Përveç frëngjishtes, njihte dhe italishte.

Disa vite më vonë, i internuan, familjarisht, në fshatrat e Vlorës, ku iu desh të kryente punët më të rënda në bujqësi.

Burimi: Zërat e kujtesës, Vëllimi VI, Intervista me Suzana Matjan, Intervistoi: Luljeta Lleshanaku, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), Tiranë, 2020
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.