| Fetih Selenica | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fetih Selenica |
| Atësia: | Nevruz |
| Vendlindja: | Selenicë, Korçë |
| Vendbanimi: | Tirane3 |
| Datëlindja: | 27/4/1906 |
| Profesioni: | Jurist |
| Datë Vdekja: | 24/5/1961 |
| Vënd Vdekja: | Fier |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje natyrore |
| Rrethanat e Vdekjes: | Internim |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1945 |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Prokurori: | Nevzat Haznedari |
| Data e Vendimit: | 17/11/1945 |
| Gjykatësi: | K.Prifti |
| Data e Lirimit: | 1955 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1957 |
| Lloji i Kampit: | Kampe internimi te hapura |
| Vendi i internimit: | Kampi i fermës |
I diplomuar për Jurisprudencë në Tuluzë të Francës. Punoi si gjyqtar për disa vite në Shqipëri dhe Tetovë. U arrestua nga komunistët për shkak të një fjalimi kundër tyre që kishte mbajtur në kinema Majestik, në Korçë në vjeshtën e vitit 1944. U dënua me 15 vite burg. Kreu 11. Dënimin e vuajti në kampet e Burrelit, Maliqit, Vloçishtit, Bedenit etj..
Pasi u lirua, punoi 2 vjet si karrocier në uzinën "Partizani" dhe në vitin 1957 u internua familjarisht në fermën “Çlirim” të Fierit ku punoi si bujk.
Edhe i vëllai, Tahir Selenica, u arrestua dhe u dënua me 8 vite burg.
