| Feti Gremi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Feti Gremi |
| Vendlindja: | Daullas, Fier |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1944 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut në tentativë arratisjeje në Jugosllavi" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 8/10/1962 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1985 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 9 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 14/9/1985 |
| Gjykata: | Gjykata e Fierit |
Lindi më 1944, në fshatin Daullas të Fierit. Më 8 tetor 1962, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për tradhti ndaj atdheut në tentativë arratisjeje në Jugosllavi" dhe e dënoi me 10 vjet privim lirie, konfiskim të pjesshëm të gjysmës së pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1985, dhe më 14 shtator të po atij viti, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtës së votës dhe internimin e tij për 5 vjet kohë.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, Fl. 799-800
