| Ferite Kolgjini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ferite Kolgjini |
| Atësia: | Tahir |
| Vendlindja: | Lusën, Kukës |
| Datëlindja: | 1/8/1930 |
| Datë Vdekja: | 20/12/2008 |
| Vënd Vdekja: | Tiranë |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1950 |
| Fundi i Internimit: | 1990 |
| Vendi i internimit: | Kampi i Tepelenës - nga viti 1950 ne vitin 1954 |
Ka lindur në Lusën të Kukësit në 01.08.1930 dhe ka vdekur në Tiranë në 20.12.2008. Ka qenë e internuar familjarisht me gjithë vëllain dhe motrat e vogla në Tepelenë në vitet 1950-1954, thjesht se ishin familja e të arratisurit politik Tahir Kolgjini. Pas kësaj periudhe, në vitet 1954-1990 ka qenë e internuar e më pas e dëbuar në kampet e Lushnjës, sipas radhës, Plug, Savër, Gjazë e së fundi në Çermë.
