| Feride Lezemerja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Feride Lezemerja |
| Atësia: | Myrteza |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1946 |
| Fundi i Internimit: | 1951 |
Në vitin 1946, Ferideja, 18-vjeçe, bashkë me djalin ende shumë të vogël, Petritin, u internuan për arsye se bashkëshorti i saj, Rustem Lezemerja ishte bashkuar me grupimin antikomunist të Komitetit të Maleve.
Në vitin 1951, bashkëshorti i saj u pushkatua pa gjyq nga forcat e ndjekjes dhe ata i lirojnë nga internimi.
Pasi u kthyen nga kampi i Tepelenës, në Ishëm, i kishin sekuestruar shtëpinë dhe jetoi për disa kohë te të afërmit deri sa u kthye në banesën e saj.
Përndjekja vazhdoi deri te nipërit dhe mbesat, fëmijët e Petritit, të cilëve iu mohuan të drejtat dhe nuk u lejuan të vazhdonin studimet e larta.
