| Feride Gjolena | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Feride Gjolena |
| Vendlindja: | Biçakaj, Lushnjë |
| Vendbanimi: | Kamëz, Tiranë |
| Datëlindja: | 1943 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1/1946 |
Lindi më 1943, në Biçakaj, Lushnjë. Është internuar për motive politike. Më 12 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Elbasani në Tepelenë, Kamëz prej janarit 1946 deri më qershor 1959.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 624-625
