Lindi në vitin 1911 në një familje të njohur dhe patriotike tiranase. Arsimin e mesëm e kreu ne kolegjin "Monte Mario" të Romës dhe më pas filloi studimet për Mjekësi në Universitetin e Vienes. Pas kthimit në atdhe, ai merret kryesisht me pronat e familjes, por në planin politik kishte një simpati të madhe për Anglinë dhe shprehej se, ashtu si në Europën Perëndimore, dhe në Shqipëri, liria do të vijë prej Anglo-Amerikanëve. Këto bindje të tij antikomuniste nuk mund të mos kishin pasoja për të pas luftës. Me akuzën e agjitacion-propagandës dhe me dëshmi të sajuar, e arrestuan dhe e dënuan dy herë. Për herë të parë në vitet '50 kur kreu 2 vjet burg dhe për së dyti në vitet '60 kur kreu 5 vjet të tjera. Në jetën civile ishte i detyruar të bënte punë krahu për të mbijetuar. Për poziten e tij sociale dhe ekonomike, nuk mundi të krijojë familje dhe vdiq në vitin 1984.

Burimi: Nga Famila
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.