| Fatos Rrapaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fatos Rrapaj |
| Atësia: | Mero |
| Vendlindja: | Gumenicë, Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlore |
| Datëlindja: | 1929 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/9/1949 |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
Lindur në vitin 1929, ose 1930, në Gumenicë të Vlorës. Arrestohet më 3 shtator 1949. Gjykata Speciale e Sigurimit, në vitin 1952, me vendim nr.143, e dënon me 7 vjet burg si pjesëmarrës në organizatën "Grupi i Rezistencës". Pas daljes nga burgu, punoi punë të rëndomta. Megjithatë, ai iu kushtua studimit të folklorit shqiptar dhe u bë një shkrimtar dhe autor i njohur në këtë fushë, me disa botime.
Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, Tirane 2017
