| Fatime Myslimi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fatime Myslimi |
| Vendlindja: | Ersekë |
| Datëlindja: | 14/3/1919 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1946 |
| Fundi i Internimit: | 10/4/1951 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 14 prill të vitit 1919, në Ersekë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Ersekës në rrethin e Krujës, prej vitit 1946 deri më 10 prill të vitit 1951.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 457
