| Fatime Matraku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fatime Matraku |
| Vendlindja: | Popçisht, Korçë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 1888 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 15/2/1949 |
| Fundi i Internimit: | 21/11/1963 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në vitin 1888, në Popçisht të Korçës. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Korçës në rrethet e Krujës e të Lushnjës, prej datës 15 shkurt të vitit 1949 deri më 21 nëntor 1963.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 246
