| Fari Malushi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Fari Malushi |
| Vendlindja: | Taç , Kolonjë |
| Vendbanimi: | Kolonjë |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Strehim dhe furnizim të të arratisurve" |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 124 |
| Data e Vendimit: | 12/9/1950 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Korçës |
Lindi në Taç të Kolonjës, më 1920. Me vendim nr. 124, datë 12 shtator 1950, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për "strehim dhe furnizim të të arratisurve" dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet kohë. Në të dhënat zyrtare te ISKK ai figuron i burgosur politik, por sipas familjarëve që kanë kontaktuar kujto.al, ai ka ndërruar jetë në burg si pasojë e torturave sepse nuk doli kurrë nga burgu dhe eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 181
