Fadil Frashëri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Fadil Frashëri |
Vendlindja: | Përmet |
Vendbanimi: | Laç |
Datëlindja: | 1912 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 27/3/1950 |
Akuza: | "Krime kundër shtetit" |
Dënimi: | 20 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 1/10/1950 |
Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Data e Lirimit: | 5/8/1956 |
Lindi në Përmet, në vitin 1912. U arrestua më 27 mars 1950 dhe më 1 tetor të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "krime kundër shtetit" dhe e dënoi me njëzet vjet heqje lirie. U lirua më 5 gusht të vitit 1956.
Pasi kreu burgun, Fadil Frashëri u dëbua familjarisht nga Tirana më 1956. Si fillim ishte Priska e Tiranës, më pas Vora, Fushë-Kruja deri sa filloi punë me Rruga Urën dhe u vendos te Barakat e qytetit të Laccit, në vitin 1959.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 235
Fadil Hysen Frashëri rrjedh nga një familje patriote shqiptare. Fadil Frashëri lindi në Frashër të Përmetit nga një baba patriot, Hysen Bej Frashëri. Me djegien e Frashërit nga grekët gjatë viteve 1912-1914, si shumë shqiptarë të tjerë dhe familja e Fadilit iu drejtua Tiranës te njerëzit e tij të afërt. Familja u zhvendos në Tiranë në rrugën 'Ali Bej', sot rruga 'Fortuzi'. Fadili përgjatë rinisë së tij studioi në shkollën e Harri Fultz-it në Tiranë, ku doli me rezultate të shkëlqyera. Fadil Frashëri së bashku me disa djem të përzgjedhur u thërritën për të kontribuar në rindërtimin e vendit pas Luftës së Dytë Botërore, e cila përfshiu dhe territorin tonë. U emërtua bashkë me disa kolege me të cilët përfundoi shkollën si ekspert në Ministrinë e Bujqësisë. Gjatë kësaj periudhe së bashku me kuadrot e kësaj Ministrie punoi për Reformën Agrare, e cila nisi gjatë viteve 1945. Më pas Fadili me vendim nr. 50. data 01.10.1950 të Gjykatës së Lartë, Kolegji Ushtarak u deklarua fajtor. Akuza: Krim kundër shtetit dhe dënohet me 20 vjet heqje lirie sipas nenit 4 Ligji 372. Dënimi ishte aq qesharak sa që në 05/ 08/ 1956 lirohet para kohe me kusht.