Estref Myftiu | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Estref Myftiu |
Vendlindja: | Berat |
Datëlindja: | 7/8/1898 |
Datë Vdekja: | 1962 |
Vënd Vdekja: | Burgun e Burrelit |
Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 12/1944 |
Akuza: | "Armik të popullit" |
Data e Vendimit: | 25/8/1945 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | I përjetshëm Burg |
Data e Vendimit: | 24/12/1946 |
Lindi më 7 gusht 1898, në Berat. U arrestua në dhjetor të vitit 1944, dhe më 25 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Beratit e deklaroi «armik të popullit», se «ka kryer këto faje: Me ardhjen e okupacionit italian ka qenë gjykatës në Përmet, ku ka bashkëpunuar me karabinerinë italiane dhe me tradhëtarët Nazmi Lumani dhe Teki Xhindi. Aktiviteti i tij ka sjellë si pasojë që të arrestohen në Përmet 20 veta duke i cilësuar grekët si kundërshtarë të fashizmit. Ai bëntë pjesë në organizatën e Ballit Kombëtar, ka bashkëpunuar me tradhtarët Asqeri Lumani dhe të tjerë në Berat, duke marrë pjesë në luftë kundër ushtrisë Nacionalçlirimtare, ka qenë në Komitetin e Qarkut të Ballit në Berat, dhe më vonë arkëtar i Komitetit në Lushnjë». Për të gjitha këto arsye, u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në burgim të përjtshëm me punë të detyruar. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1962.