| Esat Myftari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Esat Myftari |
| Vendlindja: | Pejë |
| Datëlindja: | 16/6/1940 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1976 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 73 |
| Data e Vendimit: | 22/7/1976 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Lezhës |
| Data e Lirimit: | 1985 |
Diplomat, deputet, përkthyes, publicist dhe studjues politolog i marrëdhënieve ndërkombëtare. Lindi më 16 qershor të vitit 1940, në Pejë të Kosovës. Pasi kreu dy vjet në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, u shtrëngua të braktisë studimet dhe të punojë një vit si gazetar në të përditshmen «Rilindja» të Kosovës. Më 1963 u arratis në Shqipëri, ku për disa vite shërbeu si arsimtar në Shëngjin të Lezhës. U arrestua më 1976, dhe me vendim nr. 73, datë 22 korrik 1976, Gjykata e Rrethit të Lezhës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. U lirua më 1985 dhe deri në ardhjen e Pluralizmit punoi si punëtor në Fabrikën e Letrës në Lezhë. Më 1992 u zgjodh Drejtor i Drejtorisë së Diasporës pranë Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Më vonë shërbeu si diplomat në Riad të Arabisë Saudite deri sa doli në pension.
