| Esat Kolaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Esat Kolaj |
| Vendlindja: | Dukat, Vlorë |
| Vendbanimi: | Kamëz, Tiranë |
| Datëlindja: | 1939 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes në Greqi" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 6 |
| Data e Vendimit: | 24/02/1962 |
| Gjykata: | Gjykata e Gjirokastrës |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 05/1949 |
| Fundi i Internimit: | 09/1951 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Lloji i Kampit: | Kampe internimi te hapura |
| Vendi i internimit: | Kamëz, Tiranë - nga viti 1949 ne vitin 1951 |
Lindi më 1939, në Dukat, Vlorë. U dënua "për motive politike", dhe më 26 gusht 1992, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e internimit, nga rrethi i Vlorës në rrethin Kamëz, Tiranë, prej majit 1949 deri në shtator 1951. Më 24 shkurt 1962, me vendim nr. 6, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për krimin e tradhtisë ndaj atdheut me anë të arratisjes në Greqi" dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 286
