Enverie Çapani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Enverie Çapani |
Atësia: | Rushit |
Vendlindja: | Leskovik |
Nënë e 6 fëmijëve. E internojnë pas arratisjes së të shoqit, Hasan Çapanit, me 5 fëmijët më të vegjël, të ëmën dhe vjehrrën. Punon në disa kampe internimi. Në shtator të vitit 1958, lirohet nga internimi për një vit, por riinternohet në vitit 1959 sepse i arrestojnë vajzën e madhe. Ndërron jetë në Graban, në internim.
Burimi: Zërat e kujtesës V, Tiranë 2018, ISKK, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku