| Enver Karapiti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Enver Karapiti |
| Atësia: | Shyqyri |
| Vendlindja: | Berat |
| Datëlindja: | 1921 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/08/1946 |
| Akuza: | “Motive politike“ |
| Data e Lirimit: | 2/09/1959 |
Lindi më 1921, në Berat.
Ishte pronar i një dyqani me duhan. Në fillim të vitit 1944, i bashkohet Ballit Kombëtar, ku caktohet komandant kompanie në batalionin e Rinisë së Ballit. Në vitin 1945, arresohet dhe dënohet me 4 muaj burg dhe 1 vit kondicionel për arsye se ishte pjesëmarrës në disa mbledhje të fshehta të Ballit Kombëtar.
Arrestohet më 16 gusht 1946 dhe dënohet me 30 vjet burg, por prej ndryshimeve të ligjeve përfiton ulje në 20 vite burg dhe më vonë në 14 vite burg. Gjatë kohës që vuante dënimin, zhvillonte punë të detyruar në tharjen e kënetës së Thumanës. Është liruar nga burgu më 3.9.1959. Në njëjtën ditë është dhënë urdhër që të përgjohet sepse është etiketuar “i rrezikshëm”. Përgjimet kanë vazhduar deri në vitin 1991. Personat që ai i mendonte shokë dhe bisedonte çdo ditë, raportonin çdo gjë që ai kishte bërë, folur dhe me kë ishte takuar gjatë ditës. Pas çdo raportimi, “Përgjuesit” i caktoheshin detyra si: të takohej përsëri me Enver Karapitin, të shkonte dhe te shtëpia e tij, të hapte biseda politike dhe të mos fliste kundër Ballit, por të lejonte Enverin të fliste kundër Partisë Popullore.
