Enriko Veizi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Enriko Veizi |
Atësia: | Sotir |
Vendlindja: | Spille, Himarë |
Vendbanimi: | Fier |
Datëlindja: | 3/11/1939 |
Profesioni: | Inxhinier gjeolog |
Datë Vdekja: | 12/5/1993 |
Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1986 |
I Torturuar: | Po |
Dënimi: | 23 vjet Burg |
Data e Lirimit: | 3/1991 |
Lindi në Spille të Himarës. I biri i Sotirit dhe Sofikës. Shkollën 8-vjeçare dhe gjimnazin e kreu në Vlorë, ku u vendos familja e tij më pas, ndërsa studimet e larta në Fakultetin e Inxhinieri-Minierave ku u diplomua si inxhinier gjeolog. U punësua në Ndërmarrjen Gjeofizike të Fierit. Puna e tij pati kontribute të vyera shkencore në sektorin e naftës. Në vitin 1979, Enrikoja emërohet si Zv/drejtor i Institutit Gjeologjik të Kërkimeve të Naftës në qytetin e Fierit, Gjithashtu, Enrikoja ishte një karikaturist i talentuar. Punët e tij publikoheshin vazhdimisht në revistën “Hosteni” dhe u pasqyruan në disa ekspozita ndërkombëtare. Ishte Κryetar i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve për rrethin e Fierit dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.
Në maj të vitit 1986, arrestohet papritur. Vuan për 18 muaj tortura çnjerëzore gjatë hetuesisë dhe më pas dënohet me 23 vjet burg. Vuan dënimin në burgjet e Spaçit, Burrelit dhe kampin e Përparimit.
Lirohet në mars të vitit 1991. Gjykata e Lartë e shpall në një seancë të posaçme zyrtarisht të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij në regjimin diktatorial. I kthehet profesionit të inxhinierit në Fier dhe zgjidhet kryetar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
U nda nga jeta vetëm dy vite pasi doli nga burgu, në vitin 1993.
Në gusht të vitit 2003, shpallet «Qytetar Nderi» i Fierit.