| Engjëll Kokoshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Engjëll Kokoshi |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1922 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 29/12/1944 |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 9/9/1946 |
| Akuza: | "Armik i popullit dhe sabotator i pushtetit, ka bërë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar" |
| Vendimi: | Nr. 177 |
| Data e Vendimit: | 23/11/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
Lindi në vitin 1922, në Vlorë. Arrestuar më 29 dhjetor 1944 nga Divizioni Mbrojtjes Popullit, si kriminel lufte. Nuk dihet sa është mbajtur në arrest, por më 9 shtator 1946 u arrestuar përsëri. Më 23 nëntor 1946, me vendim nr. 177, Gjykata Ushtarake e Vlorës shpalli se, si "armik i popullit dhe sabotator i pushtetit, ka bërë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar" dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Me vendim të Gjykatës së Lartë Ushtarake, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 147.
