| Emin Xhuti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Emin Xhuti |
| Atësia: | Haxhi |
| Vendbanimi: | Korce |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 6/10/1973 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | "Tentativë arratisje jashtë shtetit, tradhti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Hetuesi: | Safet Bala |
| Prokurori: | Fehmi Molla |
| Gjykata: | Gjykata e Korçës |
| Data e Lirimit: | 11/1982 |
Nga Zvezda e Korçës. U arrestua kur ishte 14 vjeç, vetëm sepse kishte planifikuar të arratisej me tre shokë pa e vënë kurrë në zbatim planin. Pas 5 muajsh torturash në hetuesi, doli në gjyq, bashkë me grupin e shokëve dhe u dënua me 10 vjet burg. Shkon fillimisht në kampin e Torovicës dhe pas tre vitesh, në Spaç, ku qëndroi deri në lirim, në nëntor të vitit 1982, pas një amnistie. Kreu 9 vite burg.
